Marrëveshja e fundit për targat, e nënshkruar së fundi në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka marr gjithë vëmendjen e deputetëve në pjesën e parë të seancës së sotme në parlament, transmeton Kosova Post.
Në diskutim u involvua edhe deputeti Kujtim Shala. Ai tha që për këtë marrëveshje nuk mund të flasim si për një gjë të veçantë, edhe pse është akt i veçantë.
“Unë do të flas vetëm për çështjen marrëveshjes së fundit të Brukselit, të cilën, në të vërtetë, e përbëjnë tri konkluza të dakorduara. Do të kemi parasysh edhe statusin e saj… Por për këtë marrëveshje nuk mund të flasim si për një gjë të veçantë, edhe pse është akt i veçantë. Kjo marrëveshje duhet të shtrohet në një rrafsh tjetër, në rrafshin e përfaqësimit të Kosovës në procesin e dialogut në këto kohë, në muajt e fundit, pse? Sepse Kryeministri dhe Qeveria pretendojnë se për herë të parë në këtë proces, domethënë pas një dekade, Kosovën e kanë kthyer në një palë të barabartë. I bie që deri këtu, Kosova s’paska qenë palë e barabartë dhe kjo është shumë e rëndësishme” – tha ai.
Shala tha që, përkundër pretendimit të partisë në pushtet, Kosova, në shumë rrafshe, nuk del e barabartë me Serbinë:
“E kam fjalën për formatin dhe për përfaqësimin, kjo s’ka lidhje me përmbajtjen, por edhe përmbajtja e akteve të tilla të bënë të barabartë, apo jo?”
Shala e kontestoi çështjen e statusit të barbartsisë së Kosovës, në raport me Serbinë përgjat këtij procesi, duke shtruar pyetje retorike të sojit: Ku është barabatësia këtu?
Pse duhet Kosova të merret vesh me Serbinë, që t’i dërgojë policinë, për ta garantuar sigurinë, etj, përderisa bëhet fjalë për territorin e vetë – pyeti ai.
Aktualisht seanca po vijon me rendin e ditës, nërsa pritet të votohen disa marrëveshje me rendësi për vendin./KosovaPost/