Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Pas disa orësh intervistim në Prokurorinë Speciale, lirohet Halil Geci

    Pas disa orësh intervistim në Prokurorinë Speciale, lirohet Halil Geci

    Kush janë 18 serbët në kërkim nga Interpoli për gjenocid, krime lufte dhe vrasje (Foto)

    Kush janë 18 serbët në kërkim nga Interpoli për gjenocid, krime lufte dhe vrasje (Foto)

    Vitia takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

    Vitia takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

    Haxhiu takon Buleshkajn, flasin për raportin e buxhetin e APK-së

    Haxhiu takon Buleshkajn, flasin për raportin e buxhetin e APK-së

    Në Gjilan fillon ndërtimi i njërës nga rrugët kryesore të Velekincës

    Në Gjilan fillon ndërtimi i njërës nga rrugët kryesore të Velekincës

    “Dodona” e mbushur me mbeturina, ankohen qytetarët: Mjerim… (VIDEO)

    “Dodona” e mbushur me mbeturina, ankohen qytetarët: Mjerim… (VIDEO)

    Që nga intervenimi i NATO-së, Rusia gjithmonë ka qenë kundërshtare zhvillimeve në Kosovë

    Rusia e gatshme të ndihmojë në përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme

    Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, flitet për anëtarësimin e vendit në aleancë

    Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, flitet për anëtarësimin e vendit në aleancë

    Këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

    Këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kujtimet për kinemanë e fëmijërisë

03 Prill 2023, 6:23
në Kulturë
Kujtimet për kinemanë e fëmijërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Daut Dauti

Gjithnjë e më shumë është duke u venitur arsyeja për të shkuar në kinema. Dikur ka qenë ndryshe. Shkuarja në kinema ka qenë ngjarje e rëndësishme, për shkak se kjo ka ishte ndër mënyrat e rralla të kontaktit kulturor me botën. Nuk mund ta përshkruaj mjaftueshëm përjetimin e ndjenjës eksituese dhe shqetësuese që ma krijonte kinemaja në fëmijëri. Që nga momenti i afrimit te ndërtesa e deri te shfaqja e filmit, përjetimet kanë qenë të thella e të veçanta.

Nuk ka qenë lehtë të shkoje në kinema për shkak se duheshin para për biletë. Por, paratë i siguronim disi. Shpesh i gënjenim prindërit se na duheshin për ndonjë libër apo fletore. Një formë tjetër ka qenë mbledhja e bakrit që e shisnim. I mblidhnim gajtanët e vjetër, telat dhe copat e bakrit që gjenim. Ato i bënim si top dhe shpesh, kur ia zinim fillin, e futnim një copë hekur që të shtohej pesha se nuk ishte w lehtë ta bëje një kilogram. Pastaj, e shisnim te ‘otpadi’ që ka qenë ngjitur me Xhaminë e Llapit. ‘Triku’ me hekur nuk kalonte shpesh pasi e diktonte ai tipi me kapuç ‘francuski’ që na e maste topin e bakrit në një ‘vagë’ të ndryshkur dhe na dënonte me çmim.

Edhe nëse i kishim paratë, shpesh mbeteshim pa bileta. Kjo ishte për arsye se për filmat e mirë kishte shumë të interesuar dhe ne fëmijët mbetnim jashtë sallës, me zemër të thyer. Të dëshpëruar, detyroheshim të shkonim në ndonjë kinema tjetër ku filmi ishte më pak interesant. Filmat e mirë diheshin sipas aktorëve, fotografitë e të cilëve qëndronin në tabelën e reklamës në murin e jashtëm të kinemasë. P.sh. filmat që duhej të shikoheshin luanin aktorët siç ishin: Alen Delon, Brizhit Bardo, Sofia Loren, Gjina Llollobrigjida, Zhan Poll Bellmondo, Li Van Klif, Gjuliano Gjema, Gjon Vejn, Bert Lankaster, Bad Spencer, Terens Hill etj. Filmi ishte edhe më i veçantë nëse në të luante Bekim Fehmiu.

Prishtina atëherë ka pasur katër kinema. Kinemaja kryesore dhe më e madhja ka qenë “Kino Rinia I”. Mbi të, në katin e dytë, ka qenë “Kino Rinia II”. Pastaj “Kino Vllaznimi” që kishte sallë më të vogël dhe ku shfaqeshin zakonisht filmat me kaubojë. Në “Kino APJ” (Armata Popullore e Jugosllavisë), zakonisht shfaqeshin filma të luftës dhe ata vendas që kishin të bëjnë me lartësimin e sistemit ekzistues politik dhe ushtarak.

Para “Kino Rinisë” krijohej një pamje e veçantë. Kanë qenë diku rreth pesë apo gjashtë veta që të parët e zinin hapësirën e sportelit të vogël të mbrojtur me parmakë hekuri. Këta kanë qenë stërshitësit, gjithmonë të njëjtë dhe gjithmonë të urryer nga unë. Pas tyre, në formë të rrethit e jo të radhës, vinin tjerët që ishin më të shquar fizikisht. Pastaj të tjerët e dikur edhe ne fëmijët. Nga larg kjo masë dukej si një tufë demash të uritur që pritnin ushqimin ose hyrjen në koride spanjolle. Kur hapej sporteli, fillonte shterja. Këmbët përforcoheshin për platformën e rrëshqitshme të betonit vezullues, kraharorët dukeshin duke u munduar të depërtonin para njëri-tjetrit, kurse duart lëviznin duke kërkuar hapësirën për okupim. Në këto rrethana, momentet e shkëmbimit të grushteve e shqelmave nuk kanë qenë të pazakonshme. Kur afroheshim ne të pafuqishmit, gjithmonë gjendej dikush që na kapte për jakat e palltove dhe na hidhte larg nga turma sikur pendlën e pulës.

Kur mbyllej sporteli, pasi i shiste biletat, stërshitësit dilnin përtej platformës në rrugë për t’i pritur myshterinjtë (viktimat), për t’ua shitur biletat së paku edhe një herë më shtrenjtë se që i kishin blerë. Njerëzit edhe e pranonin këtë mënyrë, për shkak se këto ishin biletat e radhëve me karrige më të mira dhe për shkak se ishin nisur në kinema dhe nuk ktheheshin pa e parë filmin. Ata që mbetnin pa bileta ishim ne fëmijët ose ndonjë hallkeq tjetër, që nuk e përballonim çmimin e dyfishtë. Kjo ka qenë puna e këtyre njerëzve të punësuar para sporteleve. Me siguri fitonin shumë, se visheshin mirë. Kjo ka qenë klasa e halabakëve prishtinas dhe për çudi milicia nuk i bezdiste dhe i linte që ta ushtronin këtë profesion të urryer.

Para kinemasë krijohej një tollovi nga njerëzit që pritnin hapjen e dyerve. Faraxhinjtë qëndronin anash, në radhë dhe ulur në disa karrige të vogla ose ecnin mes njerëzve duke i reklamuar farat e zeza dhe të bardha në shportën e mbushur ku anash qëndronin fitilat nga letra e gazetave apo të fletoreve e librave të përdorur. Në mes të shportës, një gotë, sa ajo e rakisë, rrinte e mbushur me fara që ishte sasia matëse e një njësie. Shitësit kanë qenë zakonisht romë dhe me zërin ftues e respektonin dygjuhësinë: ‘fara’, ‘semenke’, ‘urnoni’, ‘izvollte’.

Në parasallë bëhej zhurmë. Njerëzit bisedonin dhe herë-herë i shikonin biletat për t’u siguruar se ku i kishin ulëset dhe nëse duhet të hynin në derën mbi të cilën shkruante ‘levo’ apo ‘desno’. Ka qenë në modë t’i afroheshe banakut për të blerë së paku një ‘ranzhadë’ e të shiheshe në dorë me të se Coca-Cola ka qenë luks pak si i tepruar.

Në “Kino Rini” ka pasur gjithmonë zhurnal para fillimit të filmit. Zhurnali kishte të bëjë me punën e suksesshme dhe përparimin e shtetit socialist ose me ndonjë vizitë të shokut Tito në botë. Udhëtonte shumë ai. Njerëzit e shikonin dhe shpesh pëshpëritnin: ”Krejt botën asht t’u e ba budallë”. Disa besonin se “ma s’shumti asht t’u i ba budallë arapt se po jav merr naftën pa pare”.

Unë kthehesha nga lozhat dhe me sy e pritja lajmërimin e mrekullisë. Në vrimën e murit pas lozhave ishte kutia magjike nga ku dilnin rrezet që e nxirrnin fotografinë lëvizëse në perde. Kur fillonte filmi, sallën e pllakoste heshtja. Dëgjoje një ngërc-ngërc që dilte nga gojët e njerëzve që i kafshonin me shqetësim të pakontrolluar majat e farave. Përqendroheshim ta kuptonim filmin që ishte në anglisht apo frëngjisht e që përkthehej në serbisht – gjuhë të huaja për ne. Ata që vinin me femra e që i mbanin përdore, shpesh e shikonin atë tipin në anën tjetër, mos helbete nuk po e ruan distancën e po i afrohet femrës së tij më shumë se që lejohej sipas traditës dhe zakonit.

Tensionet nga fotografia në perde krijonin efekt në sallë. Gjuljano Gjema ka qenë mjeshtër i këtyre situatave. Ai e nxirrte alltinë shpejt dhe i vriste armiqtë prej temasit, hiq pa i pa. Në këto momente njerëzit u apllaudonin veprimeve të këtilla që sillnin drejtësi me grykë të pushkës. Nuk ka pasë si këta kaubojë. Me një allti e vrisnin një qytet. Aktorët e sodit janë kot. Gjuajnë tërë ditën me automatik dhe mezi e vrasin një njeri!

Nëse filmat kishin për temë dashurinë, reagimi në sallë ishte edhe më interesant. Kur një burrë me një grua afroheshin, pritja në sallë bëhej e padurueshme. ‘Ngjitja’, ‘puthe’, ‘dishe’, ‘futja’ … dëgjoheshin rekomandimet sikur që regjisori dhe skenaristi kishin dështuar në punën e vet. Me pak fjalë, këto kanë qenë situata të ‘Cinema Paradiso’ në mënyrën tonë.

Në “Kinema Vllaznimi” ka qenë mirë nëse të qëllonte bileta në rendin e parë. Kjo ishte për shkak se bina ishte afër dhe mund të shtriheshe në karrige dhe këmbët t’i vendosje në cepin e binës. Tamam kauboj. Por, puna më e mirë ka qenë kur dilje nga “Kino Vllaznimi” dhe e merrje kthesën e parë në të djathtë ku gjendej dyqani i “Krashit”. Kjo ka qenë ndër rutinat e dashura. Zot, gjithë ato lloje të çokollatave që kishte ky dyqan që shkëlqente nga pastërtia dhe rregulli i vendosjes së mallit të ëmbël që kishte. Edhe në momentet më të zorshme financiare ke mundur të blije diçka aty. Së paku një aso çokollate të vogël “Zhivotinjsko Carstvo’. Dhe, gjithmonë dëshpëroheshe se fotografitë e albumit nuk plotësoheshin kurrë. Kushedi sa herë më qëllonte ajo zebra e poshtër që nuk më duhej. Por, dëshpërimi zhdukej rrugës për në shtëpi duke e grimcuar çokollatën sa më pak dhe duke e komentuar në mënyrën tonë filmin që e kishim parë. Ëmbëlsirë pas ëmbëlsire. /

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Infantino: Botërori 2026 do të jetë diçka e jashtëzakonshme

Infantino: Botërori 2026 do të jetë diçka e jashtëzakonshme

10 minuta më parë
Pas disa orësh intervistim në Prokurorinë Speciale, lirohet Halil Geci

Pas disa orësh intervistim në Prokurorinë Speciale, lirohet Halil Geci

26 minuta më parë
Kush janë 18 serbët në kërkim nga Interpoli për gjenocid, krime lufte dhe vrasje (Foto)

Kush janë 18 serbët në kërkim nga Interpoli për gjenocid, krime lufte dhe vrasje (Foto)

31 minuta më parë
Vitia takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Vitia takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

48 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH