Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste për një television lokal, foli rreth çështjes së shumë debatuar për ndryshimin e kufijve.
Lideri serb tha se personalisht është kundër ndryshimit të kufijve dhe shtoi se kjo ide mund të gjente zbatim vetëm nëse mandatohej nga Kombet e Bashkuara.
“Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose ndonjë institucioni tjetër. Pozicioni i Serbisë bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar”, tha Vuçiç për televizionin TV Prva.
Kohët e fundit, mediat kanë raportuar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura, zëra të cilat lindën pas shpërndarjes së dy “non-paper-ave”./a2cnn