Kryetari i ri i Kuvendit njëkohësisht edhe u.d i detyrës së presidentit të Kosovës, gjatë pranim-dorëzimit të detyrës nga Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që pas disa orëve të thërras seancën e radhës për formimin e Qeverisë.
I pyetur nga gazetarët se kur do ta thërrasë Kurtin për dhënien e mandatit, Konjufca ka thënë se njëherë janë disa procedura të tjera mirëpo ka theksuar që nuk e përjashton mundësinë që kjo të ndodhë sot.
“I kemi edhe disa procedura, mirëpo nuk e përjashtojmë mundësinë që pas disa orëve mund të ndodhë”, ka thënë shkurt.
Konjufca tashmë e ka marr edhe detyrën e ud. Presidentit.