Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore, shkruan Kosova Post.
Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka shkruar se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuret.
“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar ai.
Art. 51 of our Constitution guarantees health & social protection. We’ll start w/ the Health Information System, provide clinical guidelines & licensing of professionals & move towards establishing the Health Insurance Fund.
No one should go bankrupt just because they fall ill.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2021