Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se i ka dërguar mesazh për takim kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
Kurti ka thënë se këtë e ka bërë pas përfundimit të takimit me Abdixhikun, duke shtuar se oferta e bërë për bashkëqeverisje ka qenë vetëm për LDK-në.
“Posa përfundova këtë takim i dërgova një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës dhe tash të shohim se çfarë është e mundur të ecët përpara. Por dua të theksoj se propozimi ynë, oferta jonë që u refuzua për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka qenë ekskluzive për LDK-në”, tha Kurti.
PDK kishte refuzuar takimet me Kurtin siç ishin shprehur pa një konkretizim të ofertës nga kryeministri.
Sot PDK ka njoftuar se do ta mbajë mbledhje të Këshillit Drejtues ku do të diskutohet për zhvillimet politike./


























