Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, vuri në pah faktin se, gjatë takimit të tyre të gjatë, shumë pak kanë folur për Ballkanin dhe politikat e jashtme, transmeton Kosova Post.
Kryeministri Kurti ka sqaruar se në këtë takim nuk është diskutuar asgjë më shumë se çështjet që i përkasin dy vendeve shqiptare.
“Më lejoni që të ndaj një njoftim të rëndësishëm se gjatë takimit tonë gjatë një ore e gjysmë, ku kryeministri Rama ma ardhur me gjysmën e kabinetit dhe unë po ashtu dhe unë, më shumë kanë diskutuar ministrat sesa ne të dy. Në këtë takim nuk është përmendur as fjala Ballkan dhe as Serbi, dhe mos të krijohet përshtypja se ne flasim për politikë ndërkombëtare pasi kemi shumë për të diskutuar në aspektin, ekonomik, financiar dhe marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh Kryeministri Kurti.
Por pas kësaj përgjigje të Kurtit, ndërhyri Kryeministri Rama duke thënë se:
“Këtu ka një ngatërresë, këto do të thonë se ne nuk kemi fol me njëri tjetrin, kanë fol ministrat, se ne nuk flasim, por është gabim pasi ne kemi shumë më shumë për të folur”.
Konferenca zbuloi detajet nga bisedat që i kanë pasur të dy kryeministrat dhe ministrat e kabineteve të të dy qeverive shqiptare./KosovaPost/