Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

    Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

    PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit për Specialen

    Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

    Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi

    Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

    Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile

    MASh procesi mësimor zhvillohet sipas orarit të rregullt

    Nis shqyrtimi i projektligjit për Specialen

    Afati për Presidentin skadon sot

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues

14 Gusht 2026, 10:45
në Lajme
Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Shërbimi Korrektues i Kosovës po zhvillohet dhe po fiton gjithnjë e më shumë besimin e partnerëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar Kosovën si model në rajon për këtë fushë.

Kurti i bëri këto deklarata në ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 46-të të Trajnimit Profesional për Zyrtarë Korrektues, ku 100 kadetë përmbyllën me sukses përgatitjen profesionale dhe iu bashkuan Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“​​Të jesh zyrtar korrektues është përgjegjësi e madhe e cila kërkon disiplinë, integritet dhe përkushtim për sigurinë, rendin dhe dinjitetin e personave të privuar nga liria”, tha Kurti.

Ai theksoi se në tri vitet e fundit në Shërbimin Korrektues të Kosovës janë rekrutuar rreth 400 zyrtarë të rinj, duke e cilësuar këtë si investim të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore.

“Ky është një investim i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe në ndërtimin e një shërbimi korrektues modern, profesional dhe stabil”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, përparimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës tashmë po vlerësohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë.“Përvojat dhe praktikat e tij po çmohen jo vetëm ndërkombëtarisht, por sidomos në rajon, ku gjithnjë e më shumë vende po i marrin ato si model për avancimin e shërbimeve të tyre korrektuese”, deklaroi ai.

Kurti u bëri thirrje zyrtarëve të rinj që detyrën ta ushtrojnë me profesionalizëm, ligjshmëri dhe dinjitet, duke theksuar se autoriteti i tyre duhet të matet me drejtësinë dhe respektin që tregojnë në punë.

Kurse ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se zyrtarët korrektues kanë përgjegjësi të madhe në garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të dinjitetit njerëzor.

Gërvalla tha se pas 23 javësh trajnim profesional në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, kadetët janë të përgatitur për detyrën e tyre.“Puna e një zyrtari korrektues kërkon disiplinë, vendosmëri, maturi, vetëpërmbajtje dhe gjykim të shpejtë e të drejtë”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se zyrtarët do të përballen me situata të vështira dhe vendime nën presion, duke kërkuar prej tyre profesionalizëm dhe respektim të ligjit. “Drejtësia nuk përfundon me shqiptimin e një vendimi gjyqësor, ajo dëshmohet edhe në mënyrën se si zbatohet ai vendim”, deklaroi Gërvalla.

Në ceremoninë e diplomimit foli edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili tha se detyra e zyrtarëve korrektues nuk kufizohet vetëm në garantimin e sigurisë dhe rendit, por përfshin edhe rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të privuar nga liria.

“Siguria dhe respekti për dinjitetin njerëzor nuk janë të kundërta, ato ecin bashkë. Ligji është udhërrëfyesi juaj, profesionalizmi është fuqia juaj, integriteti është mbrojtja juaj”, tha Dibrani.

Ai u kërkoi zyrtarëve të rinj që ta ruajnë integritetin dhe profesionalizmin në çdo situatë, duke theksuar se çdo veprim i tyre ndikon drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

5 minuta më parë
Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

1 orë më parë
PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit për Specialen

PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit për Specialen

2 orë më parë
Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH