Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur ditë historike këtë të sotmen në Davos, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), shkruan KosovaPost.
Kurti thotë se Kosova është vendi i vetëm në rajon që me shtetet e EFTA-s ka marrëveshje edhe për tregti të mallrave edhe të shërbimeve.
“Ajo paraqet kapitull të ri të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimeve ekonomike ndërmjet republikës sonë dhe Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës, mundësi të madhe për prodhuesit dhe kompanitë vendore si dhe shtysë të fuqishme për zhvillimin e hovshëm ekonomik të vendit”, shkruan Kurti në Facebook.