Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Laura Fazliun për medaljen e bronztë të fituar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica.
“Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere. Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës”.
“Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos. Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!”, ka shkruar Kurti.


























