Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer nga qëndrimi në New York, ku mori pjesë në aktivitetet e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kurti kishte udhëtuar drejt SHBA-së më 18 shtator.
Pas kthimit në Kosovë, Kurti do të marrë pjesë sonte në Akademinë Përkujtimore për heroin Afrim Bunjaku, në shënim të trevjetorit të rënies së tij në krye të detyrës.
Akademia do të mbahet në orën 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Gjatë ditës, në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, janë zhvilluar vizita te familja e Bunjakut, homazhe te varri i tij dhe vendosja e gurthemelit të obeliskut në Banjskë.


























