Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë bërë absurde.
Ai ka thënë se presin që këto masa të hiqen një orë e më parë.
“Ne vazhdimisht kërkojmë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës që datojnë nga qershori i vitit të kaluar. Ato masa nuk kanë qenë të drejta asnjëherë e tash janë bërë edhe absurde për shkak se edhe vetë përfaqësuesi i lartë i BE’së dhe njëkohësisht zv/presidenti i Komisionit Evropian i ngarkuar për siguri dhe politikë të jashtme i ka shkruar letër 27shes të BE’së se masat duhen hequr. Borrell në largim e sipër mund t’ua konfirmojë këtë çfarë po them unë se është ai që ka kërkuar që masat të hiqen por këto nuk janë bërë ende andaj masat e padrejta edhe të dëmshme janë bërë edhe absurde dhe ne presim që ato të hiqen një orë e më parë duke qenë të bindur se është dashur të hiqen qysh dje”, tha ai.g.e.