Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar edhe njëherë pas publikimit të vendimit të plotë të Kushtetueses që rrëzon qeverinë Hoti dhe e çon vendin në zgjedhje, shkruan Kosova Post.
Kurti ka shkruar në Facebook se qeveria e re do të jetë në shërbim të qytetarëve, duke paralajmëruar edhe partitë tjera.
“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor”, ka shkruar Kurti në Facebook
Postimi i plotë i Kurtit:
Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.
Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.
Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.
Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.