Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ambasadori Bajrami: Sot do të vihet në test neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit

    Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

    Ministri francez nesër në Kosovë, takohet me Kurtin, Konjufcën dhe Muratin

    Ministri francez nesër në Kosovë, takohet me Kurtin, Konjufcën dhe Muratin

    OKB-ja i kërkon Izraelit lejimin e ndihmave në Gaza mes “vd*ekjeve dhe shkatërrimeve”

    Guterres: OKB-ja do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit raport për shkeljet izr@elite në Siri

    Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

    Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta

    Irani thotë se është i hapur për bisedime bërthamore me SHBA-në

    SHBA-ja dhe Irani dalin me vendim te ri

    Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

    Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

    Türkiye fiton titullin e dytë në Ligën e Kombeve të volejbollit për femra me fitoren ndaj Brazilit

    Türkiye fiton titullin e dytë në Ligën e Kombeve të volejbollit për femra me fitoren ndaj Brazilit

    Ukraina shënon numrin më të lartë të víktimave civile që nga fillimi i lúftës

    Ukraina shënon numrin më të lartë të víktimave civile që nga fillimi i lúftës

    Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zj@rreve dhe në kërkim-shpëtim

    Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zj@rreve dhe në kërkim-shpëtim

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kurti në diskutimin e organizuar nga Hudson Institute në New York: Kosova nuk është vetëm përfituese, por kontribuese në siguri dhe zhvillim

30 Shtator 2025, 9:22
në Lajme
Kurti në diskutimin e organizuar nga Hudson Institute në New York: Kosova nuk është vetëm përfituese, por kontribuese në siguri dhe zhvillim
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në New York, mori pjesë në një diskutim të organizuar nga Hudson Institute me temën “Partneriteti në rritje Kosovë – ShBA në mbrojtje dhe zhvillim”. Në këtë forum, ai foli mbi rëndësinë e aleancës strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.

Fjalimi i plotë:

Faleminderit për mundësinë për të qenë këtu dhe të angazhohem në këtë diskutim të rëndësishëm mbi partneritetin strategjik në zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Në fjalën time do të përqendrohem në dy fusha me rëndësi kryesore: bashkëpunimin në mbrojtje dhe bashkëpunimin në zhvillim. Por, përpara se të kalojmë te politika aktuale, është e rëndësishme të kujtojmë themelet e harmonizimit/rreshtimit tonë.

Në vitin 1999, NATO nisi Operacionin Forca Aleate për të ndaluar mizoritë masive dhe gjenocidin e kryer nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë. Gjatë 78 ditëve, NATO kreu më shumë se 38,000 misione ajrore, duke detyruar tërheqjen e forcave serbe dhe duke krijuar kushtet për administrimin ndërkombëtar dhe tranzicionin demokratik të Kosovës. Për popullin tonë, ky ishte çlirimi – momenti vendimtar kur u hap rruga drejt lirisë. NATO është pjesë e ADN-së politike të Kosovës. Ato mizori ishin të dukshme për botën. Imazhet e masakrave, fshatrave të djegura dhe dëbimeve masive nuk mund të mohoheshin. Gati një milion shqiptarë u dëbuan nga Kosova dhe brutaliteti transmetohej (në media) teksa po ndodhte. Ky ekspozim e nxiti vendimin e NATO-s për të vepruar — për stabilitetin e Evropës dhe nga përgjegjësia morale. Shtetet e Bashkuara udhëhoqën këtë akt përgjegjësie, të mbështetur nga të gjitha linjat partiake: Presidenti Bill Clinton në vitin 1999 dhe më vonë Presidenti George W. Bush në vitin 2007, kur ai shpalli mbështetjen e ShBA-së për pavarësinë e Kosovës.

Kosova sot nuk është thjesht një shtet pas-konfliktit nën mbrojtjen e NATO-s. Është një aleat i besuar dhe një kontribues në siguri. Gjatë katër viteve të fundit, më shumë se një mijë anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar në programet amerikane, duke përfshirë këtu në West Point dhe Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane. Në vitin 2021, një njësi e FSK-së u zbarkoi së bashku me Gardën Kombëtare të Iowa-s në Kuvajt nën Operacionin Inherent Resolve – misioni ynë i parë ndërkombëtar paqeruajtës. Ne kemi qenë nikoqir i tri edicioneve radhazi të Defender Europe, në edicionin e fundit selia e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë ishte e vendosur në Kosovë.

Lexo më shumë  Miratohet buxheti i Podujevës për 2026/ Bulliqi: investime në arsim, shëndetësi e infrastrukturë

Shpenzimet tona të mbrojtjes pasqyrojnë këtë transformim. Gjatë mandatit tonë e kemi katërfishuar buxhetin tonë të mbrojtjes, me pothuajse të gjithë buxhetin shtesë që i dedikohet sistemeve të reja. Midis këtyre blerjeve janë sistemet anti-tank Javelin, UAV-të, ASV-të, si dhe rifurnizimi i plotë i ushtrisë sonë me armë të vogla të reja, dhe diskutimet për blerjen e helikopterëve Black Hawk janë duke vazhduar. Gjithashtu, kemi nënshkruar Marrëveshjen për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe CISMOA-n, duke u bërë vendi i 33-të në nivel global me këtë status të besuar. Bashkëpunimi ynë shtrihet në mbështetjen e Ukrainës: kemi trajnuar personel ukrainas, kemi dhuruar pajisje, i jemi bashkuar Operacionit Interflex në Mbretërinë e Bashkuar dhe kemi vendosur sanksione kundër Rusisë, Bjellorusisë, Iranit dhe Hezbollahut.

Mbrojtja është vetëm njëra pjesë e tregimit. Partneriteti ynë është i ndërtuar mbi tre shtylla: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në diplomaci, herë pas here përballemi me dallime, veçanërisht në lidhje me Serbinë dhe strukturat ilegale që ajo mban në Kosovë. Por këto dallime kanë të bëjnë me taktikat dhe operacionet, jo me vlerat apo qëllimet strategjike. Në këto çështje jemi plotësisht në linjë të njëjtë. Në zhvillim, progresi është po aq i rëndësishëm.

Qeveria ime uli në mënyrë të njëanshme në 0% tarifat e importit për të gjitha mallrat e prodhuara në ShBA, duke forcuar lidhjet tona tregtare dhe duke nxitur më tej investimet amerikane. Shtetet e Bashkuara vazhdoi Programin Kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Kosovën – granti më i madh i ShBA-së në historinë tonë, mbi 200 milionë dollarë amerikanë. Fokusi i saj në ruajtjen e energjisë në bateri do të modernizojë sektorin tonë të energjisë, do të ndihmojë në uljen e importeve dhe në integrimin e burimeve të reja të rinovueshme, dhe do të sigurojë qëndrueshmëri afatgjatë. Ndërkohë, General Electric dje përfundoi modernizimin e një prej njësive të termocentralit tonë kryesor Kosova B, për të vazhduar punën në njësinë tjetër vitin e ardhshëm. Kjo është politikë zhvillimi, por edhe siguri energjetike.

Kosova i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të SHBA-së në fusha të tjera, duke përfshirë strehimin e përkohshëm të deri në 50 shtetasve të vendeve të treta në vitin 2025, në përputhje me standardet ndërkombëtare humanitare. Kjo dëshmoi gatishmërinë tonë për të mbështetur prioritetet e përbashkëta globale.

E gjithë kjo ndodh në një mjedis të ndërlikuar rajonal. Presidenti Putin po llogarit në përçarjen perëndimore. Presidenti Vuçiq në Beograd po mundohet të blejë kohë, duke shfrytëzuar përçarjet midis institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare, ndërkohë që refuzon të sanksionojë Rusinë dhe mban lidhje të ngushta sigurie dhe ekonomike me Moskën. Kritikat javore ndaj regjimit të tij rrallë përkthehen në veprime vendimtare të BE-së. Në të njëjtën kohë, në Serbi dhe më gjerë qarkullojnë narrativa që portretizojnë udhëheqësit si Xi Jinping dhe Vladimir Putin si të preferueshëm ndaj modeleve demokratike perëndimore. Kjo retorikë ringjall nocionin e vjetër të “mos-rreshtimit”, por në praktikë do të thotë të fshihesh nën ombrella të shumëfishta deri në momentin e duhur për lëvizje destabilizuese në kërkim të një Serbie të Madhe. Brenda vendit, autoritetet serbe i shpërfillin aktorët civilë dhe protestuesit si “kukulla të OJQ-ve perëndimore”, një gjuhë që i bën jehonë metodave të Lukashenkos dhe kërkon të delegjitimojë shoqërinë civile të pavarur. Këto trende janë të rrezikshme. Një fitore e Rusisë në Ukrainë do të inkurajonte ambiciet revizioniste të Serbisë në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Lexo më shumë  Faton Peci premton investime në peshkatari dhe rehabilitimin e lumenjve në Mitrovicë

Në këtë kontekst, Kosova është një vijë e parë mbrojtëse kundër ndikimit keqdashës. Institucionet tona janë të forta, transparente dhe të lidhura ngushtë me partnerët perëndimorë. Me Kampin Bondsteel, praninë e vazhdueshme të KFOR-it dhe bashkëpunimin tonë dypalësh në rritje me Shtetet e Bashkuara, Kosova është një forcë stabilizuese në Evropën Juglindore. Për këto arsye, ne nuk mund të jemi pasivë. Rreshtimi ynë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n është parimor dhe pragmatik.

Ne vendosim sanksione kur është e nevojshme, mbështesim Ukrainën, forcojmë mbrojtjen tonë dhe ndërtojmë zhvillim të qëndrueshëm. Dallimet me Uashingtonin mund të lindin për çështje taktike, por për strategjinë dhe vlerat jemi në të njëjtën linjë. Drejtimi është i qartë: Kosova dhe Shtetet e Bashkuara janë të bashkuara në interesa dhe po përparojnë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

Kosova nuk po kërkon të shihet vetëm si përfituese e mbështetjes së NATO-s dhe ShBA-së. Ne jemi një kontribues sigurie, një partner zhvillimi ose një aleat i palëkundur. Në një rajon ku ndikimi rus shfrytëzon përçarjet, Kosova qëndron fort me Shtetet e Bashkuara – në fjalë, në politika dhe në veprime. Pres me padurim diskutimin e sotëm se si mund ta thellojmë më tej këtë bashkëpunim, në mbrojtje, në zhvillim dhe në sigurimin e sigurisë së qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor.

Faleminderit.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ambasadori Bajrami: Sot do të vihet në test neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

1 orë më parë
Ministri francez nesër në Kosovë, takohet me Kurtin, Konjufcën dhe Muratin

Ministri francez nesër në Kosovë, takohet me Kurtin, Konjufcën dhe Muratin

3 orë më parë
OKB-ja i kërkon Izraelit lejimin e ndihmave në Gaza mes “vd*ekjeve dhe shkatërrimeve”

Guterres: OKB-ja do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit raport për shkeljet izr@elite në Siri

3 orë më parë
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH