Kurti në iftar te TIKA: Më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, Yasin Ekrem Serim, komandantin e KFOR-it, gjeneral Özkan Ulutas, Myftiun Naim Tërnava, ministra, zëvendësministra, deputetë, përfaqësues e udhëheqës të institucioneve, përcjell KosovaPost.

Ky iftar është shtruar nga zyra koordinuese e TIKA-së në Kosovë, në krye me Fulya Aslan, koordinatore e TIKA-s.

“Duke uruar të gjithë agjëruesit, që përgjatë këtij muaji të kenë qetësinë e shpirtit dhe përkushtimin e zemrës drejt vlerave të besimit, bashkëpunimit, të mbrojtjes e të zhvillimit të paqes, kryeministri bëri thirrje për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra më të mira”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

“Çdo herë ta kemi në mendje respektin dhe vlerësimin e lartë për kontributin që kanë dhënë brezat para nesh, për lirinë e popullit tonë. E përderisa këtë muaj përkujtojmë edhe sakrificën e popullit të Kosovës, kujtojmë dhe nderojmë përherë familjet e dëshmorëve dhe të martirëve”, tha kryeministri Kurti.

Me këtë rast, kryeministri ka falënderuar TIKA-n turke për mbështetjen e vazhdueshme, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe kontributin për zhvillimin në Kosovë.

 


Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika