Kryeministri Albin Kurti, në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka folur për deklaratën e tij ku kishte thënë se skena politike e Ballkanit duhet të pastrohet nga kriminelët e luftës.
Ai ka thënë se ka marrë shumë kritika për këtë deklaratë, ndërsa e ka mohuar se në këtë deklaratë ka aluduar në ish-ushtarët e UÇK-së.
“Serbia po e din për kënd e kam pasur, të gjithë po e dinë… Unë nuk besoj se ka ushtarë të UÇK-së që ka qenë kriminel i luftës”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se opozita nuk është në dijeni se si të bëj kritikë.ln