Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar të mërkurën se pas ardhjes së tij në krye të ekzekutivit do ta nxjerrin Kosovën nga pazaret me Serbinë dhe se në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojë borxhin Serbisë.
Kështu ka deklaruar Kurti për KosovaPress pas homazheve që bëri tek varri i aktivistit Arben Xheladini, në 14 vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit ku mbetën të vrarë nga plumbat e gomës Arbeni dhe Mon Balaj.
Ai tha se krahas nxjerrjes së vendit nga korrupsioni i pushteteve të pasluftës, do të nxjerrin Kosovën edhe nga pazaret me Serbinë.