Kurti ka folur për shumë tema, përfshirë nevojën që Spanja ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Tutje, Kurti është pyetur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa në fund Kurti ka treguar se ishte i burgosur nga Serbia.
“Kam qenë në burg gjatë luftës; viti i parë ishte në kushte që i ngjanin atyre të një kampi përqendrimi. Më pas, me tërheqjen e policisë dhe ushtrisë serbe nga Kosova, më transferuan bashkë me rreth 2,000 të burgosur kosovarë në burgje në Serbi. Unë isha një nga ata që mbijetuan, por ka më shumë se 1,600 të zhdukur. Është një humbje e jashtëzakonshme. Por isha i ri dhe, kur del i gjallë dhe pa pasoja të rënda shëndetësore, duhet të vazhdosh përpara” – ka theksuar Kurti.


























