Kryeministri iKosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se duam reciprocitetin në mënyrë që Serbia t’i heq barrierat e vendosura ndaj Kosovës, ndërsa ka shtuar se kur të jetë gati për vendosjen e reciprocitetit do të njoftohen qytetarët, transmeton Kosova Post.
Ai tha se reciprocitetin do ta vendosim, jo si hakmarrje por si barazi.
‘Ne nuk e shohim reciprocitetin mjet për hakmarrje, por si koncept që derivon nga vlera e barazisë. Për ne barazia është vlerë. Ne duam që Serbia ti heq barrierat, e cilat janë sporadike në zbatim e her sistematike. Nëse Serbia, nuk i heq barrierat, ne do iu përgjigjemi me reciprocitet, jo si hakmarrje, por për barazi”, tha Kurti.