Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka vizituar qytetarët afganë, që po qëndrojnë në kampin Bondsteel.
Së bashku me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Kosovë, Emilija Rexhepi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kryeministri Kurti, falënderoi zyrtarët amerikanë për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në çështjen e refugjatët.
Kryeministri Kurti tha se është nder për Kosovën, që kishte mundësi t’i mirëpriste dhe t’u ndihmonte qytetarëve afganë, të cilët tani janë mysafir[ të Kosovës.
Zyrtarët e kampit Bondsteel shprehen mirënjohjen e tyre për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në strehimin e qytetarëve të shpërngulur nga konflikti në Afganistan.