U.d e shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila derisa po deklarohej gjatë seancës sot në Kuvendin e Kosovës është kundërshtuar nga deputetët e opozitës të cilët i kanë reaguar fjalimit të saj, shkruan Kosova Post.
Ajo iu është drejtuar deputetëve duke thënë se “ju inkurajoj sa herë të vini ta shihni se çka do të thotë ndryshimi”.
“Kolegët e mi kur të dalin në foltore të reflektojnë edhe njëherë në pamjen e Kuvendit, ajo që ka ndodhë në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk mund të shkojë pa asnjë reflektim. Ky nuk ka ndodh në formatin si ulemi ne këtu, por edhe në mënyrën se si ne qeverisim, ju inkurajoj sa herë të vini ta shihni se çka do të thotë ndryshimi”, ka thënë Mimoza Kusari.