Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës

    Sveçla: Zbardhja e fatit të të zhďukurve mbetet prioritet shtetëror

    Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi pas vendimit në Hagë

    Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi pas vendimit në Hagë

    Po e raportonte rastin e rrahjes në policinë e Prizrenit, kërcënohet edhe aty ‘online’

    E kërcënoi ministren Gërvalla, dërgohet në paraburgim një person

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Nesër bllokohen disa rrugë në Prishtinë e Fushë-Kosovë shkaku i maratonës

    Kërkesa e komandantit të FSK-së: Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5

    Kërkesa e komandantit të FSK-së: Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5

    Identifikohen tri viktima nga varrezat masive në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    Identifikohen tri viktima nga varrezat masive në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    Veton Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme për situatën pas vendimit të Speciales

    Veton Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme për situatën pas vendimit të Speciales

    FSK-ja njofton për ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”: Do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në disa komuna

    FSK-ja njofton për ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”: Do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në disa komuna

    Kurti arrin në Amerikë

    Kurti arrin në Amerikë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kusari-Lila në takim me homologun turk Bolat: Marrëdhëniet Kosovë-Turqi të forta dhe me besim të ndërsjellë

22 Prill 2026, 14:46
në Të Fundit
Kusari-Lila në takim me homologun turk Bolat: Marrëdhëniet Kosovë-Turqi të forta dhe me besim të ndërsjellë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ministrin e Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, në Qeverinë e Kosovës, raporton Anadolu.

Palët vlerësuan lartë marrëdhëniet midis dy shteteve duke vënë theksin mbi shtimin e vëllimit të tregtisë Kosovë-Turqi.

Pas takimit, Bolat dhe Kusari-Lila morën pjesë në Takimin e Tryezës së Rrumbullakët të Biznesit Turqi-Kosovë, i organizuar në ndërtesën e qeverisë me pjesëmarrjen e biznesmenëve nga të dyja vendet.

– Kusari-Lila: Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë janë të forta dhe të ndërtuara me besim të ndërsjellë

Ministrja e Industrisë, Sipërmarrjes, Tregtisë dhe Inovacionit Mimoza Kusari-Lila tha se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë janë të forta dhe të ndërtuara me besim të ndërsjellë, megjithatë kjo marrëdhënie duhet të reflektohet edhe në një partneritet ekonomik më të balancuar dhe më dinamik.

Kusari-Lila tha se marrëdhëniet tregtare midis Kosovës dhe Turqisë kanë shënuar zhvillime pozitive dhe eksportet e Kosovës drejt Turqisë kanë pasur rritje por kanë nevojë për përmirësim. Lidhur me këtë, ajo tha se importet nga Turqia vazhdojnë të tejkalojnë eksportet e Kosovës dhe ministrja është e fokusuar që ta përmirësojë këtë strukturë duke bërë që Kosova të kalojë nga eksporti i produkteve të papërpunuara apo gjysmë të përpunuara, drejt produkteve me vlerë të shtuar si dhe shtimit të shërbimeve.

Sipas saj, rritja e tregtisë në shërbime veçanërisht në teknologji dhe informacion po tregon rezultate pozitive, gjë që tregon se Kosova ka potencial të rëndësishëm kapitalin njerëzor dhe sektorët inovativ.

“Prandaj, është e domosdoshme që bashkëpunimi ynë të zgjerohet përtej tregtisë së mallrave dhe të përfshijë edhe tregtinë në shërbime në përputhje me zhvillimet moderne ekonomike. Për të njëjtën, u dakorduam bashkë edhe me ministrin Bolat që marrëveshjes tonë të përbashkët të Tregtisë së Lirë të Mallrave, t’ja shtojmë edhe diskutimin, negociimin dhe miratimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë për Shërbimet”, tha Kusari-Lila.

Ajo theksoi se nga perspektiva e Qeverisë së Kosovës, prioritetet janë të qarta: modernizimi i kornizës tregtare, thellimi i bashkëpunimit institucional dhe tërheqja e investimeve strategjike, veçanërisht në prodhim, inovacion dhe sektorët tjerë me vlerë të shtuar.

– Bolat: Mes Turqisë dhe Kosovës ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe diplomatike

Në fjalën e tij, ministri Bolat tha se gjatë takimit me ministren Kusari-Lila kanë trajtuar shumë çështje dhe se janë pajtuar që marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet dy vendeve po funksionon mirë.

Bolat theksoi se vëllimi i tregtisë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës ka arritur në rreth 1 miliard dollarë në vit.

“Edhe në sektorin e shërbimeve, Kosova ka avantazh konkurrues. Për këtë arsye, vendosëm që takimi i JATCO-s, për të cilin ramë dakord duke nënshkruar një marrëveshje dy vite më parë, të mbahet deri në fund të këtij viti dhe aty do të diskutojmë zgjerimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë duke përfshirë edhe sektorin e shërbimeve”, tha Bolat.

Bolat shtoi se shpreson që përmes nënshkrimit të një protokolli, të nisin negociatat zyrtare për zgjerimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë.

Ai tërhoqi vëmendjen se në Kosovë ka shumë investime turke në fushat e shërbimeve financiare, sistemeve bankare, shpërndarjes së energjisë, operimit të aeroportit si dhe në disa investime prodhuese të vogla dhe të mesme.

“Si palë turke, do të kontribuojmë në programin e ri të qeverisë së Kosovës për krijimin e zonave të organizuara industriale ose teknoparqeve dhe njëkohësisht për operimin e një zone të tregtisë së lirë”, tha ai.

Bolat theksoi se janë të gatshëm të ndajnë me Kosovën ekspertizën dhe përvojën e tyre në këtë fushë, duke nënvizuar se do të shërbejnë si urë ndërmjet dy ministrive për bashkëpunim në krijimin e zonave industriale të organizuara në Kosovë.

Ai deklaroi se kontraktorët turq janë të njohur në mbarë botën për aktivitetet e tyre të suksesshme në rreth 140 vende, me një portofol projektesh prej rreth 560 miliardë dollarësh gjatë 50 viteve të fundit, duke shtuar:

“Nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan, në 23 vjetët e fundit kjo shifër në projektet e kontraktimit në mbarë botën ka arritur në 510 miliardë dollarë. Në Kosovë ata janë aktivë në shumë projekte rrugësh, tunelesh, urash dhe infrastrukture. Kosova do të jetë mikpritëse e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030. Gjithashtu, në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ekzistojnë shumë projekte që do të realizohen me fondet e ndara nga BE-ja. Prandaj, kompanitë tona janë të gatshme të mbështesin të gjitha këto projekte me njohuritë dhe ekspertizën e tyre. Këtë ua kemi shprehur edhe bashkëbiseduesve tanë”, theksoi ai.

Bolat shtoi se mes Turqisë dhe Kosovës ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe diplomatike, duke nënvizuar se Turqia ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 si dhe udhëhoqi përpjekjet që shumë vende tjera ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Turqia ka qenë pararendëse që shumë vende islame, qeveri dhe republika turke të Azisë Qendrore ta njohin Republikën e Kosovës. Së fundi, me iniciativat e presidentit tonë pranë qeverisë së Sirisë, edhe Siria e ka njohur Kosovën. Shpresojmë që kjo prirje të vazhdojë. Ekonomia e fortë e Turqisë, stabiliteti politik dhe lidershipi i fuqishëm nën udhëheqjen e presidentit tonë ofrojnë një mjedis shumë të qëndrueshëm për rajonin e Ballkanit. Ministria jonë e Jashtme dhe stafi diplomatik po punojnë shumë që periudha paqësore dhe e qëndrueshme në Ballkan të vazhdojë përgjithmonë”, shtoi ai.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Kosovës dhe Turqisë, hyri në fuqi në vitin 2019.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës

Sveçla: Zbardhja e fatit të të zhďukurve mbetet prioritet shtetëror

10 minuta më parë
Kim Mehmeti: Për elitat maqedonase më e pranueshme është robëria serbe se sa liria që duhet ta bashkëjetojnë me shqiptarët!

Kim Mehmeti: Kosova në Hagë, Shqipëria në ‘Ballkanin e Hapur’ dhe ‘Shtetin Bektashi’!

2 orë më parë
Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi pas vendimit në Hagë

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi pas vendimit në Hagë

2 orë më parë
Po e raportonte rastin e rrahjes në policinë e Prizrenit, kërcënohet edhe aty ‘online’

E kërcënoi ministren Gërvalla, dërgohet në paraburgim një person

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH