Vizita e drejtorit të zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq në Kosovë më 6 dhe 7 janar është bërë arsye për një mospajtim mes të qeveritarëve në Prishtinë.
Nga Ministrija e Punëve të Jashtme të Kosovë kanë konfirmuar se Petkoviqit i është refuzuar leje-vizita që do e bënte për nder të Krishtlindjes ortodokse por një autoritet më i lartë që është vetë Kryeministri Avdullah Hoti i dha leje zyrtarit serb.
Petkoviq të mërkurën ishte në Mitrovicë për vizitë kurse të enjtën që është dita e Krishtlindjes ortodokse po qëndron në Graçanicë dhe më pas edhe në Lipjan.
Nga MPJD, kanë sqaruar në detaje rastin “Petkoviq”:
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, ka bërë kërkesë për vizitë në Kosovë me datën 4 janar 2021.
Një ditë më vonë, me datën 5 janar, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi që të refuzojë këtë vizitë për këto arsye: – E para, ai ishte për vizitë në Kosovë pak javë më parë, në më pak se një muaj; – E dyta, për shkak të deklaratave të tij, që s’ishin në linjë me parimet e fqinjësisë së mirë; – E treta, kontrabanda me vaksina, që ka ngritur shumë dyshime për çka ende po vazhdojnë hetimet.
Për arsyet e sipërthëna, vizita e tij është parë si e paarsyeshme dhe në këto rrethana Zyra jonë Ndërlidhëse në Beograd është udhëzuar që ta refuzojë kërkesën e tij për vizitë. Në ndërkohë autoritetet mbi MPJD-në kanë lejuar vizitën e tij në Kosovë për shkak të festave ortodokse, përkundër qëndrimit refuzues të Ministres Haradinaj-Stublla.
Ndërkaq, Ardita Dushi, shefja e stafit të Kryeministit ka thënë për Klan Kosovën se Petkoviqit i është lejuar hyrja në Kosovë në koordinim të plotë me MPJD-në dhe instancat e tjera.
Sipas saj nuk ka pasur asnjë lloj refuzimi rreth lejes për këtë vizitë.k.k.