Kuvendi i Kosovës kishte paraparë që sot të mbante seancë plenare me fillim në ora 11, ku do të diskutohen shumë pika, me to edhe pagat në sektorin publik, shkruan KosovaPost.
Por, punimet e kësaj seance nuk kanë filluar ende pasi që ulëset e kuvendit janë të zbrazta.
Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që po ndodhin vonesa të tilla. E, për një gjë të tillë në disa seanca të mëparshme deputetët e Kuvendit kishin marrë kritika edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili theksonte se kjo është jo serioze nga ana e