Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se palët ishin të gatshme për të zbatuar Marrëveshjen e arritur për normalizim të raporteve, në takimin e 26 tetorit në Bruksel, por siç kas thënë ai, nuk kanë rënë dakord për modalitetet, përcjell KosovaPost.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se palët ishin të gatshme për të zbatuar Marrëveshjen e arritur për normalizim të raporteve, në takimin e 26 tetorit në Bruksel, por siç kas thënë ai, nuk kanë rënë dakord për modalitetet.
Lajçak në Facebook Kashkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, patën komente dhe pyetje për propozimin evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, statuti i Asociacionit nuk do t’i kalojë “kufijtë e kuq të palëve siç janë përcaktuar më parë”. Ai ka thënë se ky statut është në përputhje me standardet më ta mira evropiane për mbrojtjen e pakicave.
“Shpresoj se do të jemi në gjendje të sqarojmë pyetjet dhe shqetësimet e hapura në javëve në vijim. Statuti ynë propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon kufijtë e kuq të palëve siç janë përcaktuar më parë. Por, ky nuk është i vetmi element që ka nevojë për zbatim. Edhe Serbia ka shumë obligime të pazbatuara nga Marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të përparojë paralelisht, në mënyrë që edhe Kosova edhe Serbia të marrin atë që kanë rënë dakord”, ka shkruar Lajçak në Facebook.
Sipas tij, fokusi tash duhet të jetë në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes pa parakushte ose vonesa.
“Siç e kanë deklaruar qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të qëndrojnë në rrugën e këtij procesi të rëndësishëm. Me këtë në mendje, kryenegociatorët do t’i ftoj së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm:, ka theksuar ai.