Ka vdekur njëri prej ushtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë, Agron Spahiu, njofton Kosova Post.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar shokët e tij të luftës përmes rrjeteve sociale.
Njoftojmë Bashkeluftëtarët e UÇK-së se ka ndëruar jetë bashkëluftëtari Agron Spahiu!.
Qoftë i perjetshëm kujtimi shok! Lavdi jetes dhe vepres !”, ka shkruar njëri nga shokët e Spahiu.
Spahiu vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vd*iq në moshën të ende të re. Pas përfundimit të luftës, Spahiu vazhdoi të jetë fillimisht si komandant Brigade në TMK e më pas edhe në FSK./KosovaPost.