Raportet e fundit flasin për një rikthim të Lionel Messit në Camp Nou.
Kun Aguero tha në deklaratat e tij se e konsideron shumë të mundshme që argjentinasi të rikthehet.
Presidenti i skuadrës katalanas, Joan Laporta, në deklaratat e tij ka theksuar edhe një herë se Messi do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Barcelonë, duke nxitur më shumë thashethemet që qarkullojnë orët e fundit.
“Messi e di se dyert e Barcelonës do të jenë gjithmonë të hapura. Do ta shohim. Më duhet të gjej një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet aktuale të Messit me ekipin”.