Juan Laporta ka siguruar tifozët e Barcelonës se do të bëjë gjithçka për të rikthyer Lionel Messin në Barcelonë gjatë verës.
Në deklaratat e tij në emisionin në Twitter “Jijantes” ai tha se skuadra do të bëjë gjithçka për të rikthyer La Pulgën: “Do të bëjmë gjithçka që mundemi”, ishin fjalët e tij.
Vlen të theksohet se gjatë festimeve për fitimin e titullit, tifozët e Barcelonës kanë brohoritur në mënyrë ritmike emrin e Messit.


























