PSG kërkon të bëjë goditjen e shekullit në merkato duke transferuar Lionel Messin. Kushtet janë më të favorshme se kurrë pasi Barcelona dhe Messi ditën e djeshme nuk arritën dot një marrëeshje.
Tashmë argjentinasi është lojtar i lirë dhe mund të transferohet tek cili ekip të dojë
Pikërisht ‘sheikët’ e Parisit nuk presin më dhe kanë filluar kontaktet e para për transferimin e bujshëm.
PSG dhe Manchester City kanë qenë prej muajsh të interesuara për sulmuesin pasi ndoshta janë të vetmet që përballojnë kërkesat financiare të tij.
E sigurt është se Messin sezonin e ri do e shohim me një fanellë të re, për herë të parë pas 16 vitesh, jo me atë të Barcelonës.