Xhudistja nga Kosova Laura Fazliu, tani zyrtarisht do të luftojë për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Fazliu e fitoi luftën e repasazhit.
Ajo në Golden Score e mposhti kanadezen Bauchemin Pinard, me Ippon.
Mbetet të shihet nëse Laura do të arrijë ta fitojë të bronzten olimpike, që është veç një fitore larg.
Kujtojmë se Xhudistja Distria Krasniqi pasi arriti finalen e mori medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Parisit.


























