Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë thyer heshtjen zgjedhore, duke ju dërguar mesazhe qytetarëve, për t’i votuar subjektet e tyre.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thyer sot heshtjen zgjedhore duke u dërguar mesazhe telefonike qytetarëve të Kosovës.
Derisa edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka thyer heshtjen zgjedhore me mesazhe dërguar qytetarëve të Kosovës.
Qytetarëve u kanë ardhur sms ku ndër të tjera kërkohet të votohet një deputet i caktuar.
Kujtojmë se sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare ndërkohë që heshtja zgjedhore është e vlefshme deri në momentin e mbylljes së vendvotimeve, që do të bëhet në ora 19:00.