Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i partisë në fjalë Lumir Abdixhiku ka dalur me një deklaratë drejtuar mediave, duke prezantuar edhe vendimin e LDK-së sa i përket zgjedhjes se presidentit, shkruan Kosova Post.
Abdixhiku ka bërë të ditur se si Kryesi së bashku kanë vendosur se nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit dhe do të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit.
“Për të dhënë zgjidhje e stabilitet kam diskutuar në tri takime. Të parin me Kurtin e Osmanin e të dytën vetëm me Osmanin. Me të kemi biseduar për dialogun e rendin kushtetues. Kemi diskutuar për relacionet me miqtë tanë ndërkombëtarë e pavarësinë e gjyqësorit. Për pozitën apolitike e apartiake të zonjës Osmani”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje Abdixhiku shtoi se këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë dhe kemi marrë vendim që LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentin, por të marr pjesë në seancë.