Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Reagon Hoxhaj: Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantazmat serbe kinse për arkiva të UÇK-së

    Hoxhaj: Ballkani mund të jetë fronti i dytë i një lufte hibride

    Vdes anëtari i LDK-së

    Bislimi i LDK-së në Washington zhvillon takime në State Department e Këshill për Siguri Kombëtare

    Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës

    Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës

    Sugarica e Putinit ka një fëmijë me… Zelensky

    Sugarica e Putinit ka një fëmijë me… Zelensky

    Për herë të parë nga fillimi i luftës, krerët ushtarakë të SHBA dhe Rusisë bisedojnë në telefon

    Për herë të parë nga fillimi i luftës, krerët ushtarakë të SHBA dhe Rusisë bisedojnë në telefon

    Ministri Murati publikon borxhet e dhjetë komunave (dokument)

    Sot dita e fundit e afatit për të aplikuar për 100 eurot e sektorit privat, kur do t’i marrin shtesat punëtorët?

    Qeveria ndan 15 milionë për krijimin e vendeve të reja të punës

    Gruaja nga Prishtina raporton në Polici se dikush ia keqpërdori 20 mijë euro nga llogaria për blerje online

    Sot në Speciale seancë statusore për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

    Sot në Speciale seancë statusore për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

    Sot shpallet ushtari më i mirë i FSK-së

    Sot mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kombi dhe shteti tek Merxhani

    Kombi dhe shteti tek Merxhani

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 19 maj

    Nga Shqipëria në Londër për studime, tani në Dubai si eskorta/ Ish-Missi shqiptar rrëfen gjithçka (Foto)

    Nga Shqipëria në Londër për studime, tani në Dubai si eskorta/ Ish-Missi shqiptar rrëfen gjithçka (Foto)

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 18 maj

    Greqia duhet të njohë gjenocidin shqiptar!

    Greqia duhet të njohë gjenocidin shqiptar!

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 17 maj

    Ag Apolloni: Ukshin Hoti, një prijës potencial i kombit shqiptar, tash është një prijës në listën e të pagjeturve

    Ag Apolloni: Ukshin Hoti, një prijës potencial i kombit shqiptar, tash është një prijës në listën e të pagjeturve

    ​Komisioni për të pagjeturit demanton pohimet për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

    GLAUK KONJUFCA: Tezat themelore të filozofisë së Ukshin Hotit

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 16 maj

    Çfarë ndodhi në Eurovision? 6 vende tentuan të manipulonin rezultatin, reagon EBU-ja

    Policia italiane parandaloi një sulm hakerësh pro-rusë gjatë Eurovizionit

    Poetët që frymëzojnë rezistencën e Ukrainës

    Poetët që frymëzojnë rezistencën e Ukrainës

    “Piktura e humbur e Pikasos” gjendet në shtëpinë e ish-Zonjës së Parë

    “Piktura e humbur e Pikasos” gjendet në shtëpinë e ish-Zonjës së Parë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kryesore

LDK synon t’i rikthejë me trurin e diasporës edhe votat që ia mori Lista Guxo

11 Maj, 2022 08:37
në Kryesore, Lajme
LDK synon t’i rikthejë me trurin e diasporës edhe votat që ia mori Lista Guxo
Share on FacebookShare on Twitter

Ditë më parë, dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në Zvicër shënoi 32 vjetorin e themelimit të saj.

Në këtë manifestim morën pjesë krerët e LDK-së, që shkuan nga Kosova enkas për të kremtuar këtë përvjetor.

Po ashtu, të pranishëm u panë një numër i madh i anëtarësisë së kësaj partie në diasporë.

Lexo Edhe:

‘Ndizet’ LDK-ja’, profesori kërkon largimin e Isa Mustafës, Hazirit, Veliut e Hysenit: Janë pjesë e klanit mafioz

Sot bëhen 23 vite nga vrasja e Fehmi Aganit

Grainca: Në LDK dhe parti tjera politike, ka njerëz me jaka të bardha e zemra të zeza

Ky tubim u cilësua edhe si rikthim i LDK-së pas humbjes së zgjedhjeve dhe renditjes në vendin e tretë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Mjaft entuziast në këtë manifestim u paraqit edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai pas publikimit të fotografive nga ngjarja, tha se po rikonfirmohet qartë rikthimi i LDK-së në Diasporë.

“Entuziazmi i jashtëzakonshëm i njerëzve tanë këtu, ishte rikonfirmim i qartë i rikthimit tonë në diasporë. Për mua, për bashkëpunëtorët e mi, pjesëmarrja këtu ishte nder i veçantë. Takimi me njerëzit punëtorë, të drejtë, atdhetarë, patriotë e kontributdhënës të të gjitha kohërave është detyrim politik i lidhjes sonë”, ka shkruar ndër tjera Abdixhiku.

Ai premtoi angazhim edhe më të madh në mërgatë duke theksuar se ky është vetëm fillimi.

“Lidhja jonë në mërgatë është lidhje e vlerave, e ideve, e kontributit kombëtar – është besëlidhje për një Kosovë që e duam të gjithë. Në mërgatë, angazhimi ynë do të jetë shumë më i madh sepse LDK do të udhëtojë me bashkatdhetarët tanë në çdo hap të vetin politik. Ky është veçse fillimi”, u shpreh ai.

Por, në gjithë këtë eufori e entuziazëm padyshim se duhet të shtrohet pyetja se a po ringjallet LDK-ja dhe a është diaspora burim i votave nga ku ajo mund të ringritet?

“LDK-ja sot ka për borxh të kthehet thellë në identitetin e saj”

Për këtë, gazeta “Bota sot” ka biseduar me Haki Latifin, ish-kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër dhe veprimtarin e LDK-së, Fatmir Bajraj.

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Latifi, thotë për “Bota sot” se roli i mërgatës ka qenë dhe është jetik për zhvillimin dhe përparimin ekonomik të vendit.

Në këtë kuptim, sipas tij, LDK-ja duke punuar intensivisht në bashkërendimin e aktiviteteve në degët e saj në mërgatë, duhet të ketë synim kryesor, rritjen dhe hapjen e dyerve për kuadro të reja, gra e të rinj që janë shkolluar dhe po shkollohen jashtë vendit, të profesioneve të ndryshme në qendrat më të mëdha botërore.

“Njëherazi, LDK-ja sot ka për borxh të kthehet thellë në identitetin e saj, duke pasur një kujdes të veçantë në artikulimin e programit të saj burimor dhe me ripërtëritje të brezave, apo të përgatitjes për ta marrë misionin brezat që vijnë. Por, asnjëherë të kapërcej jashtë asaj filozofie të trasuar nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.

Duke pasur parasysh synimin e saj themelor që t’i mbetet besnik rolit që ka pasur dhe kujdesit ndaj atyre që kanë dhënë shumë për LDK-në, në mënyrë që të ndërtohet, forcohet dhe zhvillohet edhe më tutje”, theksoi Latifi.

Ndërsa, sa i përket ringjalljes së aktivitetit të degëve të LDK-së jashtë vendit, Latifi thotë se ky subjekt politik nuk duhet të shtyhet me askënd aq më tepër me partitë rivale.

“Degët e LDK-së nuk duhet ta shohin veten si parti jashtë vendit, por si një Lidhje e fortë me qendrën, që ka për synim bashkimin e të gjithë demokratëve me orientim të djathtë me frymë perëndimore, të kontribuojnë në forcimin e LDK-së dhe Kosovës në veçanti. Duke mos anashkaluar bashkëpunimin dhe këmbimin e përvojave me partitë popullore simotra në shtetet ku jetojnë, e vepron LDK-ja.

Mendoj se, organet udhëheqëse të LDK-së dhe kryetari, zotni Lumir Abdixhiku gjatë takimit me veprimtarë të LDK-së në kuadër të shënimit të përvjetorit të 32 të Degës së LDK-së në Zvicër dha shenja pozitive duke i falënderuar çdo anëtar të LDK-së, me përkushtim dhe përkulje për ndihmën që kjo Degë dhe simotrat e saja jashtë vendit, i kanë dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj në kohë të vështira para dhe gjatë luftës. Ishte një falënderim i sinqertë i kryetarit z. Abdixhiku dhe mjaft domethënës, në të cilën ngrohi zemrat e të gjithë veprimtarëve të LDK-së që kurrë s‘u ndalen së vepruari për të mirën e LDK-së dhe Kosovës”, potencoi Laifi.

LDK-ja nuk do të shikojë vetëm xhepin e mërgimtareve

Ai theksoi se gjatë fjalimit të tij, kryetari Abdixhiku dha premtimin se LDK-ja nuk do ta shikojë vetëm xhepin e mërgimtareve, për të ndihmuar, por do të angazhojë edhe inkurajojë edhe mendjen e tyre duke investuar në Kosovë.

“Natyrisht krahas këtyre synimeve ishte edhe premtimi se do të ringjallë mësimin plotësues në gjuhën shqipe jashtë vendit ku jetojnë shqiptarët”, potencoi ai.

Por, Latifi nuk la pa përmendur edhe disa anëtarë nga Lista “Guxo” të cilët morën pjesë në këtë tubim.

“Njëherit, duhet dinjitetshëm të kenë kujdes dhe t’i ruajnë lidhjet me ushtarët e parë të viteve të ’90-ta të LDK-së. Ashtu siç duhet të ketë kujdes ndaj disa „guximtarëve“ të z.Vjosa Osmanit që me eufori vrapojnë në tubimet e LDK-së për të bërë një foto me kryetarin e LDK-së z. Lumir Abdixhiku sa për t’u reklamuar në rrjete sociale, ndërsa kokrrat i hedhin në koshin e kojshisë”, përfundoi Latifi.

Testi demokratik

Kurse, Fatmir Bajraj, veprimtar i LDK-së në diasporë, rikujtoi se kjo parti ishte më e madhja në të gjitha trojet tona etnike, përfshi edhe Shqipërinë amë, e cila numëronte rreth 700 mijë anëtarë.

“E tillë ishte edhe jashtë atdheut, në Europë, Amerikë, Australi, Kanda dhe deri n’Zelanden e Re, duke qenë po ashtu lëvizja politike ma masovike shqiptare në gjithë historinë kombit.

Kontributi i saj në dobi të çështjes së Kosovës, po ashtu është unik dhe i jashtëzakonshëm, duke e bërë të pakrahasueshme brenda kombit dhe atdheut në gjithë historinë tonë nacionale.

LDK-ja, edhe sot e gjithë ditën në mërgatë, ka shtratin dhe substancën e pa krahasueshme me të tjerat, për faktin se ishte e vetme atëherë kur organizimi i saj i ishte n’ funksion të projektit nacional për Kosovën e lirë e t‘pavarur”, potencoi ai.

Bajraj theksoi se LDK-ja në mërgatë, përjetoi fatin e LDK-së në Kosovën e çliruar, duke u fragmentarizuar pas shkuarjes në amshim të Presidentit historik Rugova.

“”Testit demokratik” histerik, dhe më pas kontaminimit të saj nga autorët e “Testit demokratik” me metoda diversive përmes “Kolonës së pestë” e cila përfundimisht e dëmtoi LDK-në me 14 shkurt 2021, duke u bërë edhe zyrtarisht pjesë e boshtit anti-LDK, pra pjesë e VV-së me listën “Guxo” !

Për Fatmir Bajrajn, janë dy arsye që e kthejnë fuqishëm LDK-në në skenën politike të vendit:

“Dëshpërimi i votuesve të VV-së, dhe konkretisht i atyre të Listës “Guxo”, pas mashtrimit të madh në emër të ndryshimit në njërën anë, dhe distancimi politik & divorci përfundimtar i LDK-së nga Lista “Guxo”, në anën tjetër, duke ndihmuar vetën, votuesin dhe anëtarësinë e saj qëndrestare, e cila e mbështeti edhe në ditët e vështira të saj.

Pa lidhjen kauzale të këtyre dy premisave, rezultati i dëshiruar, mund të ngelet në tentativë”, është shprehur ai.

Rikthimi i votave

Bajraj, ka treguar se nga ku LDK-ja e ka në plan që t`i rikthejë votat.

“Me lumin e madh të votuesve të dëshpëruar nga mashtrimi i quajtur Vjosa Osmani & Donika Gërvalla-Schëarz, kryesisht në mërgatë, LDK-ja në qendër, përmes Konventës Programore dhe projektit politik për mërgatën, me mekanizmat përkatës, përfshirë ekipin politik, të angazhuar specifikisht në Degët e LDK-së në Evropë, Amerikë dhe gjithandej, do t’ia dalë mbanë në konsolidimin dhe ringritjen e saj, fakt ky që do ta nxirrte LDK-në subjekt të parë politik jashtë atdheut dhe me vet këtë fakt, edhe në Republikën e Kosovës”, thekson Bajraj.

Ai ka theksuar se kësaj fryme të fitores dhe rikthimit, i parapriu qasja e re e lidershipt të LDK-së, dhe liderit Abdixhiku.

“Me zotimin se në LDK nuk do të ketë vend për ata të cilët na dëmtojnë, shantazhojnë e luftojnë nga agu deri në mbrëmje në emër të rugovizmit, e në anën tjetër, i shërbejnë një lëvizjeje populiste dhe një lideri mosbesues ndaj shtetit të Kosovës, siç është provuar katërçipërisht z. Albin Kurti”, thotë ai.

Në anën tjetër, Bajraj thotë se LDK-ja në mërgatë mirëpret votuesit dhe “të mashtruarit”.

“LDK-ja përmes ekipit politik për mërgatën, në përbërje: Anton Quni, Armend Zemaj, Sokol Haliti dhe Shkumbin Gashi, me gjasë edhe lideri i saj, z.Abdixhiku, do të vazhdojnë tutje me platformën: “Lidhja për të ardhmen”, të kontaktojnë me mërgatën përmes infrastrukturës së saj të sofistikuar, degët e LDK-së jashtë atdheut, sikurse në Gjermani, Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar, Suedi, Norvegji dhe deri në Amerikë përtej Atlantikut”, theksoi ai.

Këndellja dhe rikthimi i LDK-së në mërgatë

Zvicra, sipas Bajrajt dha shembullin e parë, se si vullneti dhe respekti reciprok; Atdhe-Mërgatë, sjell frymën dhe klimën e besimit dhe shpresës, e cila kapitalizohet në të mirë të atdheut.

“Kur çmohet dhe vlerësohet mërgata si pjesë vitale e kombit dhe pjesë qenësishme e shtetit të Kosovës, kontributi i së cilës është i pamatshëm dhe krucial, në themel të tij.

Këndellja dhe rikthimi i LDK-së në mërgatë, për çfarë s’ka asnjë dilemë se do të ndodhë dhe po ndodhë, ripushton hapësirën dhe terrenin e braktisur për arsyet e mësipërme, dhe krijon premisat bazike të fuqizimit të saj edhe në atdhe.

Suksesi i LDK-së, është njëkohësisht edhe suksesi i Kosovës pa mëdyshje!”, përfundoi ai.

Etiketat: LDKLista Guxo
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Reagon Hoxhaj: Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantazmat serbe kinse për arkiva të UÇK-së

Hoxhaj: Ballkani mund të jetë fronti i dytë i një lufte hibride

20 Maj, 2022
Vdes anëtari i LDK-së

Bislimi i LDK-së në Washington zhvillon takime në State Department e Këshill për Siguri Kombëtare

20 Maj, 2022
Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës

Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës

20 Maj, 2022
“Paqe Ukrainës”, rusi shkruan në biznesin e tij emrat e qyteteve ukrainase të sulmuara nga Kremlini

“Paqe Ukrainës”, rusi shkruan në biznesin e tij emrat e qyteteve ukrainase të sulmuara nga Kremlini

20 Maj, 2022
Politikani rus: Moska po lufton me një nga ushtritë më të forta dhe më të stërvitura

Politikani rus: Moska po lufton me një nga ushtritë më të forta dhe më të stërvitura

20 Maj, 2022

Tjera nga rubrika

“Urdhrat nga lartë”/ Maxharraj: Dhurata Hoxha të tregojë se kush bëri akt tradhtie duke lobuar për ndarjen e Kosovës

Ja si Dhurata Hoxha e PDK-së e promovoi veten me paratë e ministrisë

17:32

Ish-futbollisti i Barcelonës vdes në aksident trafiku

Ish-futbollisti i Barcelonës vdes në aksident trafiku

10:30

A është brokoli një armë kundër diabetit?

A është brokoli një armë kundër diabetit?

07:46

Ftohje vere apo alergji? Disa ndryshime si t’i dalloni nga njëra-tjetra

Ftohje vere apo alergji? Disa ndryshime si t’i dalloni nga njëra-tjetra

16:18

ShBA do të dërgojë 100 milionë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë

ShBA do të dërgojë 100 milionë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë

21:25

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.