Lewiston është një qytet i vogël me një popullsi prej vetëm 38.493 banorë në shtetin amerikan Maine, ku ndodhën mbrëmë të shtënat dhe si pasojë humbën jetën 22 persona dhe 60 tjerë u plagosën.
Në këtë qytet gjendet kolegji Bates, shkolla private e artit, e shpesh konsiderohet si një prej qyteteve më të sigurta në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.
“E dimë se këto ngjarje kanë shokuar dhe frikësuar komunitetin tonë. Më vjen shumë keq për ata që humbën tragjikisht jetën në këtë sulm”, u tha nga kolegji Bates.
Lewiston është ndryshe qyteti i dytë më i madhi në Maine, pas Portland dhe gjendet jo larg liqenit Androscoggin.
Dhe megjithëse Maine është shteti më i ‘bardhë’ në vend, sipas regjistrimit të vitit 2020, komunitetet e emigrantëve janë rritur kohët e fundit.
Midis 2017 dhe 2021, më shumë se 7 për qind e banorëve të Lewiston kishin lindur jashtë vendit, ende më e ulët se mesatarja kombëtare prej gati 14 për qind.
Gjatë atyre viteve, 19 për qind e banorëve të Lewiston flisnin një gjuhë tjetër përveç anglishtes në shtëpi.