Disa nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate të Kosovës u arrestuan të hënën si pasojë e një aksioni tek zyrat e ZRRE-së.
Natyra Kuçi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, dhe Dardan Molliqaj, sapo janë liruar mbajtja.
Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar vetë aktivistja Natyra Kuçi.
“Ndërsa sa i përket Nol Nushit dhe Genc Sherifi do të dalin para gjykatës në këtë të mërkurë”, tha ajo.
Natyra Kuçi, Teuta Rrusta, Nol Nushi, Genc Sherifi dhe Frashër Krasniqi janë mbajtur për 48 orë.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Prishtinës të martën e 15 shkurtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy aktivistëve të PSD-së, Nol Nushit dhe Genc Sherifit.