Deputetët kanë miratuar Projekligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Ai mori mbështetjen e 64 ligjvënësve në seancën e sotme parlamentare, njofton Klankosova.tv.
Ky projektligj kishte kaluar në ekzekutiv në vitin 2024. Ky projektligj parasheh që Lojërat Mesdhetare të shpallen si çështje me rëndësi të veçantë për shtetin e Kosovës.
Të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare Kosova e fitoi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare të zhvilluar në Greqi në 2023-ën
Kosova do të jetë organizatore e këtyre lojërave për herë të parë – nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030 – në atë që do të ishte ngjarja më e madhe sportive e zhvilluar në vend deri më tani.


























