Situata e sigurisë nuk është ideale në Ballkanin perëndimor, ndërsa lufta për ndikim në regjion ka kohë që ka nis, njohës të rrethanave thonë se ky është shkaku kryesor i numrit të shtuar të dërguarve të vendeve perëndimore që vijnë në regjion.
Lojtar të vjetër, terren i vjetër e rregulla të reja, kështu do të mund të përshkruhet ardhja e sërishme në Ballkan e diplomatëve perëndimor, që janë parë në këto hapësira edhe viteve 90-të. Ndër ta shquhen Gabriel Eskobar, Xhems O’Brajen dhe Kristofer Hill.
Si thotë kreu i Qendrës për politikë të jashtme Suzana Grubijeshiq do të thotë se disa çështje në Ballkanin perëndimor kanë mbetur të papërfunduara dhe kërkohet përpjekje shtesë që regjioni “të shtyhet” në integrimet evropiane edhe euro-atlantike.
Gazetarja Ljiljana Smajloviq, tha se bëhet fjalë për njerëz që njohin mirë rrethanat në regjion.
“Atë politikë të perëndimit, ne e njohim si të keqe, në perëndim në tw shikojnë me nostalgji, se ajo ishte kohë kur ata me sukses kanë zgjidhur çdo gjë dhe mbase kur do të vinin për të ri rregulluar gjërat. Shikoni kuadrot që ata tash kanë” tha Smajloviq.
Të dërguar kanë caktuar edhe vende që deri tash nuk kanë pasur
Të dërguar special për regjion kanë caktuar edhe disa vende që përpara nuk kishin, gjë që nga ekspertët po komentohet për shkak të rritjes së ndikimit. shkruan “RTS.
“Po shihni edhe qeveria e re gjermane , për herë të parë ka emëruar të dërguar për Ballkan, ndërsa më herët edhe të dërguarin e Bundestagut po për Ballkan. Bëhet fjalë për përpjekjen që të ulet ndikimi kinez edhe ai rus si thonë ata nga aktorët e tretë në Ballkan, ashtu që i gjithë Ballkani dhe kjo hapësirë të bëhet evropiane” mendon Grubjeshiq.
Ambasadori i ri amerikan do të jetë Kristofer Hill, i afërt me administratën e presidentit Biden. Ai ishte kreator i marrëveshjes së Dejtonit, i dërguar special për Kosovë në periudhën 1998 dhe 1999 si dhe ish ambasador në Shkup.
Por, Smajloviq, thekson se tash ambasadori Hill është tjetër diplomat, që si ambasador në Irak ka mësuar leksionin se ka kufij në fuqitë amerikane dhe nuk mund të zgjidhet çdo gjë me bombardim nga lartësitë e mëdha, as me okupim të vendeve tjera as me intervenim brutal.
Në rikthimin e fytyrave të njohura në Ballkan nuk shikohet me miratim për shkak përvojave të kaluara, transmeton b.sot.Por, sipas vlerësimit të njohësve, duhet pritur hapat e parë dhe nëse është e mundur gjetjen e mënyrës së bashkëpunimit.