Njëri nga të arrestuarit e sotëm në Ministrinë e Bujqësisë është edhe Luan Statovci. Mësohet se të njëjtit Policia e Kosovës i ka bastisur fabrikën e këpurdhave dhe pronat në Batllavë të Podujevës.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë bastistje janë gjetur tri armë, të cilat janë konfiskuar.
Statovci punon në që disa vite në drejtoratin e pagesave direkt, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
Statovci në të kaluarën ka qenë i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por që më pas ishte shpallur i pafajshëm.