Luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e pestë. Dhe sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë shtohet dilema nëse krizës ndërkombëtare së Ukrainës me Rusinë do i jepet një zgjidhje diplomatike apo do vijojnë përleshjet në fushëbetejë.
Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë në mesditë, në orën 12:00 me orën lokale, pranë kufirit me Bjellorusinë, ndërsa delegacioni i ukrainës ka mbërritur me helikopter ushtarak.
Sipas mediave të huaja, ndërprerja e menjëhershme e zjarrit dhe tërheqja e trupave ruse, do të jetë kërkesa e Kievit ndaj Rusisë. Por ka shumë skepticizëm për rezultatin e negociatave në Bjellorusi. Presidenti i Ukrainës, Zelensky tha se 24 orët e ardhshme janë vendimtare për Ukrainën.
Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson mbrëmjen e djeshme, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se beson se 24 orët e ardhshme do të jenë një periudhë vendimtare për Ukrainën pasi luftimet vazhdojnë në të gjithë vendin.
Gjatë bisedës, Johnson vlerësoi udhëheqjen e Zelensky që nga pushtimi i Rusisë, sipas një zëdhënësi të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të bënte gjithçka që mundet për të siguruar që ndihma mbrojtëse nga Britania dhe aleatët e saj të arrijë në Ukrainë. Dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë.shq.