Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për takimin që kanë pasur me emisarin special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai thotë se biseduan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se kërkuan sqarime nga Lajcak lidhur tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme.