Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen me qendrat e saj, në të cilën janë diskutuar disa çështje.
I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe kryeministri, njëherët kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.
“Rëndësi e veçantë iu dha nxitjes dhe dinamizimit të aktiviteteve me bazë komunitetin, opozitarizmit në Kuvendet Komunale dhe në komuna në përgjithësi, anëtarësimeve të reja në qendra, e po ashtu edhe funksionalizimin e trupave organizative të brendshme zgjedhore”, thuhet në postimin e LVV-së në Facebook.
Nga drejtues të qendrave po ashtu u ngritën dhe u bashkëbiseduan çështje politike dhe organizative të rëndësishme për komunat prej nga vijnë.
“Tek situata politike u diskutua mbi punët që po vijojnë dhe planifikimet e mëtutjeshme, për të cilat foli kryeministri Kurti. Mbi zhvillimet rreth anëtarësimit të Republikës tonë në Këshillin e Evropës dhe çështjet tjera ndërlidhëse, folën edhe zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti, si dhe ministri i MKRS, njëherazi sekretari për marëdhënie me jashtë në LV, Hajrulla Çeku”, thuhet tutje në njoftim.


























