Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se do të vazhdojë të bisedojë me Rusinë, transmeton Kosova Post.
Sipas lajmit të kanalit francez BFMTV, Macron ka bërë deklaratë në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë në pritjen e mbajtur dje në Pallatin Elysee me rastin e Vitit të ri Hënor.
“Në disa kohë, disa më kanë kritikuar sepse kam biseduar me Rusinë dhe unë do të vazhdoj të bisedoj me Rusinë”, tha Macron.
Duke iu referuar Kinës, Macron tha: “Kush mund të mbrojë një rend ndërkombëtar të lirë dhe të qëndrueshëm nëse mbyllim sytë kundër kësaj lufte imperialiste?”. Ai tha se të gjithë janë përgjegjës për këtë rend./aa