Malisheva ka marrë fitore të madhe ndaj Ballkanit me rezultat 3-1 në ndeshjen e Javës së njëzet e dytë të Superligës së Kosovës në futboll, të zhvilluar të dielën. Gjithashtu edhe Drita e ka mposhtur Ferizajn.
Në stadiumin “Liman gegaj”, golat për Malishevën janë shënuar nga Veliu në minutën e njëzet e tretë, Hazrollaj në minutën e shtatëdhjetë dhe Aliu në kohën shtesë. Ndërkohë, Ballkani ka realizuar vetëm një gol me anë të Smajlit në minutën e tridhjetë e shtatë.
Në ndeshjen tjetër të së dielës, Drita ka triumfuar 2-0 ndaj Ferizajt. Dabiqaj (57′) dhe Tusha (70′) kanë qenë realizatorët për skuadrën nga Gjilani, që vazhdon ta kryesojë tabelën me pesëdhjetë pikë, trembëdjetë më shumë se Ballkani në vendin e dytë. Në fund të klasifikimit mbetet Feronikeli./rtk


























