Profesori Universitar Fadil Maloku ka reaguar ndaj deklaratës së “butë” të kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti për veprimin e presidentit serb me hartën e Kosovës, shkruan Kosova Post.
Ai i është drejtuar ashpër kryeministrit Avdullah Hoti, duke shkruar në Facebook se në vend që të merret me këtë “zemërplasje” të Vuçiqit, po bë plane për obstruksione të reja se si ta pengoj inaugurimin e Presidentes Vjosa Osmani.
“Ky nuk është as PROVOKIM, sepse Presidenti serb e ka fare tê qartë qê tani për tani ripushtimi i Kosovês, midis tjerash êshtē i pamundur edhe shkaku i interesave amerikane në rajon” , ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
“Dipllomacia” e Dulles, në vend që të merret me kêtë “zemërplasje” të Vuçiqit, po bë plane pêr obstruksione të reja se si ta pengoj inaugurimin e Presidentes Vjosa Osmani!
Ky nuk êshtë as PROVOKIM, (sepse Presidenti serb e ka fare tê qartë qê tani për tani ripushtimi i Kosovês, midis tjerash êshtē i pamundur edhe shkaku i interesave amerikane në rajon); as nuk është PROTAGONIZÊM, (sepse, Presidenti populist serb, s’e ka problem fitoren); as nuk êshtë DILETANTIZËM politik serb, (sepse, Serbia ka shekuj që njihet si shtet); po êshtë thjesht; NJË DEMONSTRIM “ZEMÊRPLASJEJE” DHE NJË MËNYRË ARKAIKE, pêr ta “ushqyer”kot së koti patriotizmin serb, që dita ditës është duke u “zbarkuar” diku në baushtellat e Evropes…🤔