Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar në një postim në Facebook se Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM), përcjell KosovaPost.
“Përmes këtij bashkëpunimi, ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin programe universitare dhe studime master në gjuhën angleze në fusha të ndryshme, përfshirë menaxhimin, administratën publike, psikologjinë, teknologjinë, menaxhimin mjedisor, menaxhimin ndërkombëtar dhe qëndrueshmërinë.
Bashkëpunimi me IBCM-në do të përfshijë gjithashtu organizimin e trajnimeve, seminareve, punëtorive dhe projekteve të përbashkëta, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale” ka shkruar ai.
Sipas tij, bashkëpunimi do të përfshijë edhe trajnime, seminare, punëtori dhe projekte të përbashkëta, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale.
“Bashkëpunimi me IBCM-në do të përfshijë gjithashtu organizimin e trajnimeve, seminareve, punëtorive dhe projekteve të përbashkëta, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale.
Ushtria që po ndërtojmë nuk mbështetet vetëm në aftësitë dhe përgatitjen ushtarake, por edhe në dije, lidership, profesionalizëm dhe mendim strategjik. Prandaj, investimi në arsimimin dhe zhvillimin profesional të ushtarakëve tanë është investim i drejtpërdrejtë në fuqizimin e FSK-së dhe në të ardhmen e sigurt të Republikës së Kosovës.
Ky memorandum përbën një tjetër hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të një force moderne, profesionale dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.” shtoi ai.


























