Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar 1 miliard e njëqind milion denarë të SHA ESM për furnizim të emergjencave, para fillimit të sezonit të ngrohjes.
Sipas vendimit për gjendjen e krizës me energji termale në vend me këtë dhe të gjitha aktivitetet tjera qytetarët do të kenë furnizim të pandaluar me energji termale gjatë sezonit të ngrohjes, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp.
“ Institucionet janë në kordinim të vazhdueshëm që të sigurohen resurse të nevojshme për prodhimin e energjisë termale me kushte më të volitshme me qëllim që amvisëritë të kenë shpenzime më të vogla dhe në këtë mënyrë do të vijmë tek zgjidhja më e mirë që do të parandalojë shok të çmimeve dhe rritjen e çmimit të ngrohjes”.
Bashkëpunëtori për energjetikë, Viktor Andonov tha se Sërbia do ta furnizojë vendin me gaz dhe për këtë do të marrë energjinë elektrike të prodhuar në termocentralin Te-To, i cili do ta shfrytëzojë atë gaz. Bisedimet me Serbinë janë ende në vazhdim dhe për sasitë e gazit në fjalë do të dihet më tej.
“Është duke u diskutuar për blerjen e sasive të gazit për termocentralin Te-To, i cili do të shfrytëzohet edhe për prodhimin e energjisë termike. Sërbia do të blejë energji elektrike nga termocentrali Te-To, ndërsa pjesa tjetër e energjisë elektrike nga ky termocentral do t’u ofrohet kompanive vendase. Por ne kemi diskutuar edhe për furnizimin e vazhdueshëm me gaz me Turqinë,për qymyr me Greqinë dhe për energjinë elektrike me Bullgarinë. Kur të finalizohen marrëveshjet do të tregohen çmimet dhe sasitë”.
Andonov tha se është i sigurt se për gazin do të ketë zgjidhje para fillimit të sezonit të ngrohjes, por nëse nuk do të ketë marrëveshje për gazin, ngrohtoret do të punojnë me mazut, gjë që gjithashtu nuk është siguruar, si dhe qeveria do të shqyrtojë edhe planin e liderit të opozitës Hristijan Mickoski për zgjidhjen e krizës energjetike./Shenja