Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    ShBA nis një su*lm të ri raketash ndaj Iranit

    ShBA nis një su*lm të ri raketash ndaj Iranit

    Serwer: BE-ja është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

    Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

    Rama: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë kundër padrejtësive në Hagë, Shqipëria do ta përkrah menjëherë

    Edi Rama “dorëzohet” përballë komenteve në masë, “izolon” profilin e tij në rrjetet sociale nga kritikat e qytetarëve

    Pjesëtarë të rinj të FSK-së i bashkohen misionit ndërkombëtar në G@za

    Pjesëtarë të rinj të FSK-së i bashkohen misionit ndërkombëtar në G@za

    Irani thotë se súlme të reja janë duke u zhvilluar pranë Ngushticës së Hormuzit

    Irani thotë se súlme të reja janë duke u zhvilluar pranë Ngushticës së Hormuzit

    Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë

    Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë

    BE drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët

    BE drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët

    Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat? Shkenca zbulon arsyet e pickimeve

    Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat? Shkenca zbulon arsyet e pickimeve

    Dua Lipa flet për herë të parë për protestat në Shqipëri

    Dua Lipa flet për herë të parë për protestat në Shqipëri

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Marrja e dialogut nën udhëheqjen e MPJD-së shihet si “momentum i ri”

23 Shkurt 2026, 17:06
në Lajme
Marrja e dialogut nën udhëheqjen e MPJD-së shihet si “momentum i ri”
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës do të udhëheqë dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Një ndryshim i tillë vlerësohet si “momentum i ri” nga vëzhgues politikë në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur nga MPJD-ja, pas një takimi të udhëheqësit të kësaj ministrie, Glauk Konjufca, me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në Prishtinë.

Mandatin e kaluar qeverisës, në nivel politik, Kosova në dialog është përfaqësuar nga kryeministri, Albin Kurti, ndërkaq në nivel kryenegociatorësh nga Besnik Bisilimi.

“Gjatë takimit, Konjufca e informoi Sorensenin se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm”, u tha në njoftim.

Konjufca, i cili njëherësh është zëvendëskryeministri i parë, tha se Kosova mbetet “e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Konjufca do të jetë bartës i këtij procesi, që ka nisur më 2011. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar MPJD-së për të kuptuar më shumë hollësi dhe është në pritje të përgjigjes.

Radio Evropa e Lirë po ashtu i është drejtuar BE-së për të kuptuar nëse po planifikon ndonjë takim të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në të ardhmen e afërt dhe cilët priten të jenë hapat e radhës në këtë proces dhe është në pritje të përgjigjeve.

Lidhur me njoftimin e Kosovës, kryenegociatori i Serbisë, Petar Pekotviq, tha se korniza e procesit është e përcaktuar qartë “e jo në ëndrrat boshe të dikujt” dhe kjo kornizë, sipas tij, e përcakton “rrjedhën e drejtimit të dialogut”.

Muhaxhiri: Momentum i ri në dialog
Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, beson që marrja e udhëheqjes së dialogut nga MPJD-ja shënon një “momentum të ri”, por paralajmëron se çdo gjë në këtë proces do të varet nga “gatishmëria për të bërë kompromise dhe për të qenë realist”.

“Dialogu do të duhej të ishte projekti kryesor i Qeverisë së Kosovës në muajt e ardhshëm”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, pesha më e madhe për ta çuar përpara procesin qëndron te vullneti dhe gatishmëria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “që të bëhen hapa të rëndësishëm në dialog, sepse është e qartë se ndonëse mund të mos jetë i përfshirë krejtësisht në dialog, prapëseprapë, ai është alfa dhe omega e gjithë pozicionit të Kosovës në dialog”.

I pyetur për performancën që mund ta ketë Konjufca në krye të këtij procesi – nëse konfirmohet – Muhaxhiri thotë se ai mund të sjellë energji të reja.

“Besoj se Konjufca mund të sjellë një energji të re, një vizion të ri dhe nëse me tërë potencialin e tij aktivizohet në dialog në baza të realizimit dhe pragmatizmit politik, atëherë mund të sjellë rezultate pozitive në aspektin e zhbllokimit të dialogut dhe largimit të stigmatizimit të Kosovës si bllokuese e gjithë këtij dialogu”, thotë Muhaxhiri.

Megjithatë, ai paralajmëron se nuk do të ishte mirë që Konjufca, siç shprehet ai, të mbetej nën hijen e Kurtit, duke argumentuar se një gjë e tillë do të nënkuptonte se do të vazhdohej me gjendjen aktuale, të cilën e vlerëson si “negative”.

“Por, besoj që parimisht do të ishte shumë mirë që edhe për kryeministrin Kurti dhe ministrin Konjufca që ai [Konjufca] t’i kishte duart e lira në vendimmarrje përbrenda një realizmi politik. Nëse edhe Konjufca do të vazhdojë me kokfortësinë e deritanishme që e ka pasur zoti Kurti, atëherë nuk mund të ketë ndonjë zhvillim pozitiv”.

Sipas tij, do të ishte kundërproduktive që Konjufca të vazhdonte me qasjen e deritanishme.

“Unë jam i bindur që Konjufca do ta ketë një plan të ri, por shumëçka do të varet nga vullneti dhe gatishmëria e Kurtit”, thotë ai, duke shtuar se Kosova ka humbur shumë në periudhën që nuk ka zhvilluar dialog, qoftë në dimensionin politik, ekonomik e të tjera.

“I gjithë ky stagnim duhej të shndërrohej në mësim edhe për zotin Konjufca që ta ndryshonte, me gjithë potencialin e tij, qasjen dhe ta bënte pakrahasimisht më pozitive me raport me atë që ka qenë deri më tash”, thekson Muhaxhiri.

Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.

Atëbotë, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Përgjatë vitesh të dialogut, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.

Ndonëse kjo marrëveshje nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët.

Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut 15-vjeçar.

Muhaxhiri thotë se çdo gjë rreth Kosovës është e ndërlidhur në dialog, andaj beson se do të ishte pozitive që në këtë proces të ndërmerreshin hapa të rëndësishëm.

Hapat e rëndësishëm për të janë: zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar më 2013 dhe më 2015, por që ende nuk është themeluar.

“Por, duhet të punohet në mënyrë inteligjente dhe me realizëm që të gjendet një modalitet që i cili njëkohësisht do të plotësisht kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë, por edhe nuk do ta cenonte rendin kushtetues të Kosovës”, thotë ai i sa i përket Asociacionit, për formimin e të cilit ka shprehur druajtje Kosova, duke u thirrur në shqetësime të rendit kushtetues.

Çështje të tjera të cilat duhet të trajtohen në dialog, sipas Muhaxhirit, janë edhe temat e integrimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovë, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

BE-ja po ashtu ka thënë se integrimi i këtyre institucioneve duhet të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

ShBA nis një su*lm të ri raketash ndaj Iranit

ShBA nis një su*lm të ri raketash ndaj Iranit

4 orë më parë
Serwer: BE-ja është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

5 orë më parë
Rama: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë kundër padrejtësive në Hagë, Shqipëria do ta përkrah menjëherë

Edi Rama “dorëzohet” përballë komenteve në masë, “izolon” profilin e tij në rrjetet sociale nga kritikat e qytetarëve

5 orë më parë
Pjesëtarë të rinj të FSK-së i bashkohen misionit ndërkombëtar në G@za

Pjesëtarë të rinj të FSK-së i bashkohen misionit ndërkombëtar në G@za

6 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH