Masat e reja të vëna nga Republika e Kosovës, karshi asaj të Serbisë, përkatësisht ato të targave, kanë bërë që administrata e Kosovës, t’i administrojë mbi 10 mijë targa, transmeton Kosova Post.
Kështu të paktën kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Pika e Dheut të Bardhë, ka qenë më e frytshmja në këtë aspekt. Në këtë pikë kufitare janë vendosur 2 mijë e 597 targa të përkohshme.
“Gjatë periudhës 20 – 26 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 10110 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar MPB.
Për më shumë, shihni tabelën: