Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, do të mbajnë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në orën 17:00.
Aty pritet të shpalosen masat e reja kundër COVID-19.
Konferenca mbahet në objektin e Qeverisë.
Ndryshe, ministri Latifi, dje ka paralajmëruar lehtësim të masave pasi situata pandemike është më e relaksuar.