Një nga ish-liderët studentorë të protestave të tetorit 1997, Muhamet Mavraj, ka kujtuar me mirënjohje studentët e profesorët që ndër vite kanë rezistuar për çështjen kombëtare.
“Pa arsimin shqiptar dhe pa UÇK-në kurrë s’do të bëheshim shtet. I tërë kombi, të gjitha rrymat, të majtë e të djathtë, dashamirë e jo dashamirë, mësues, arsimtar, profesorë, dekan e mbarë populli i bën bashkë sepse dolën mbi dallimet tona dhe ishin shumë e jo pak”, tha ai.

























